
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në bashkëpunim me komunën Kërklareli të Turqisë dhe Federatën e Shoqatave Ballkanike shtroi iftarin tradicional me strukturën e saj, si administratën, imamët, dhe të gjithë bashkëpunëtorët lokal e qendror. Në këtë iftar, morën pjesë kryetari i Kuvendit së BIRK-ut, dr. Ajni ef. Sinani, kryetari i komunës Kërklareli të Turqisë z. Derya Bulut, kryetari i federatave ballkanike me seli ne Turqi z. Rexhep Varol!
Po ashtu, me prezencën e tyre, këtë iftar e kanë nderuar edhe strukturat e qytetit të Komunës së Prizrenit: Nënkryetari i Komunës, z. Kujtim Gashi Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës – Prizren, Policia e Kosovës – Prizren, Ushtria e Kosovës – Prizren, Prokuroria Themelore-Prizren, Gjykata Themelore – Prizren, Medreseja Alauddin – Prizren; Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Prizren; Organizata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – Prizren; Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së – Prizren; Shoqata e të Dënuarëve Politik – Prizren; Kryetarë e përfaqësues nga Partitë Politike – Prizren, Deputet të Parlamentit të Kosovës; Shoqata IDEA, ARASTA, Stambolli, Instituti JUNUS EMRE, Diyanet i Turqisë – Kosovë, shoqata ESNAF, Instituti i Hifzit “Emin Pasha” – Prizren, Kolegji Maarif, z. Irfan FUSHA nga kompania ABI, e shumë e shumë të tjerë.
Në emër të nikoqirit, të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi. Në emër të Komunës së Prizrenit, i përshëndeti nënkryetari i Komunës, z. Kujtim Gashi. Në emër të kryesisë z. Dr. Ajni ef. Sinani. Në emër të mysafirëve i përshëndeti kryetari i komunës Kërklareli z. Derya Bulut, dhe kryetari i federatës se shoqatave Ballkanike z. Rexhep Varol!
Lutjen e ushqimit e bëri Imami i xhamisë Emin Pasha, hfz, Daut ef. Lezi.
Ishte një iftar mbresëlënës…!