
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim mysafirët e xhamisë Mareşall Fevzi Çakmak nga qyteti Germensheim i Gjermanisë të kryesuar nga nënkryetari z. Selami Kutun. Gjithashtu ata i shoqëronte biznismeni i mirënjohur nga Prizreni z. Urim Hoxha.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi për vizitën mysafirët, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet që janë në interes të të dyja vendeve.
Nga ana e tyre mysafirët falenderuan kryetarin Ibrahimi për pritjen, dhe u shprehën të gatshëm per bashkepunim dhe vizita te ndërsjellta për të parë nga afër përvojat e përbashkëta!
Takimi kaloi në frymën miqësore!