
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, priti në takim myftiun e qytetit Bursa të Turqisë z. Yavuz Karabayir, atë e shoqëronte koordinatori për Ballkan i Shoqatës së Stambollit z. Rafet Bilaç i cili është me prejardhje shqiptare.
Kryetari Ibrahimi e falënderoi për vizitën myftiun z. Karabayir dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet që janë në interes të të dyja myftinive.
Nga ana e tyre mysafirët falenderuan kryetarin z. Ibrahimi për pritjen, dhe u shprehën të gatshëm per bashkepunim dhe vizita te ndërsjellta për të parë nga afër përvojat e përbashkëta!
Takimi kaloi në frymën vëllazërore!