
Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, në mënyrë të rregulltë i përfundoi zgjedhjet për Myfti të Kosovës dhe kryetar të Kuvendit, për mandatin pesëvjeçar (2018-2023).
Me këtë rast, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, uron myftiun e Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat kryetar i Kryesisë së BIRK-ut, njëherit Myfti i Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, uron Dr. Ajni ef. Sinani, për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat kryetar i Kuvendit të BIRK-ut.
Një urim i veçantë dhe për Prof. Reshat ef. Mexhiti, për rizgjedhjen e tij anëtar i Kryesisë nga regjioni i Prizrenit.
Urime edhe për të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe të Kuvendit.
Inshallah me suksese të reja e me bereqet të Allahut të Madhërishëm.
Shumë urime e shëndet…!