Si mund të lejojë Islami muslimanin që ta dëmtojë jomuslimanin, kur dihet se ai porosit mëshirë ndaj çdo qenieje të gjallë dhe ndalon sjelljen e ashpër ndaj kafshëve!
Islami qysh para trembëdhjetë shekujsh u parapriu shoqatave që i mbrojnë kafshët. Ai e konsideron mirësjelljen ndaj tyre si pjesë të imanit kurse dëmtimin e tyre e dënon me zjarr.
Pejgamberi a.s. u rrëfente shokëve të vet për një njeri që kishte gjetur një qen të etur, kishte zbritur në një pus për të marrë ujë me këpucën e tij dhe i kishte dhënë ujë qenit derisa e kishte shuar etjen. Pejgamberi as. për këtë njeri tha
“Zoti i është falënderuar dhe e ka mëshiruar!” Kur e pyetën sahabët se a kanë ndonjë shpërblim nga kafshët, ai u është përgjigjur: “Shpërblim ka prej çdo gjallese!”1
Përveç mëshirës së Zotit dhe pëlqimit të Tij, Pejgamberi a.s. potencon edhe një formë tjetër që meriton dënimin dhe urrejtjen e Zotit! Në këtë kontekst, ai thotë:
“Një grua ka hyrë në zjarr për shkak të një mace, të cilën e kishtembyllur dhe as nuk e ushqente e as nuk e lironte të ushqehet mebrejtësit e tokës”.2
Për respektimin e kafshës si kafshë, transmetohet se Pejgamberi a.s. kur ka parë një gomar të damkosur në fytyrë, ka refuzuar një akt të tillë dhe ka thënë:
“Për Zotin, nuk do ta damkosja kafshën në fytyrë veçse në pjesët tjera (të trupit)!”3
Në një hadith tjetër transmetohet se ka kaluar pranë një gomari të damkosur në fytyrë dhe ka thënë:
“A nuk keni dëgjuar se e kam mallkuar atë që damkos fytyrën e kafshës ose e qëllon në fytyrë!?”4
Më parë cekëm se Umeri r.a. ka hasur në një grup që ushtronte harkëtarinë në një pulë të gjallë dhe u ka thënë:
“Pejgamberi a.s. ka mallkuar atë që e përdor gjallesën si shënjestër!”
Abdull-llah ibn Abbasi thotë:
“Pejgamberi a.s. e ka ndaluar dyluftimin midis kafshëve!”1 (Nxitjen e kafshëve në dyluftim deri në vdekje ose në plagosje të rëndë).
Ibn Abbasi po ashtu transmeton se Pejgamberi a.s. kategorikisht ka ndaluar tredhjen e kafshëve.2
Kur’ani i qortonte paraislamët sepse i çanin për së gjati veshët e kafshëve duke e konsideruar një akt të tillë si inspirim të djallit.3
Kur biseduam për therjen, pamë se si kujdesej Islami për prerje më të lehtë të kafshës dhe si urdhëronte që të mprehet thika e të fshehet nga ajo. Islami gjithashtu ndalon therjen e kafshës para kafshës tjetër. Bota asnjëherë nuk ka parë kujdes kaq të madh ndaj kafshës!
——————————————————————————————————————————-
Recensor
Dr. Ismail Ahmedi
Redaktor gjuhësor – korrektor
Fatmire Ajdini – Hoxha
Përgatitja kompjuterike
Urim R. Poshka
P.H. “Logos-A”
II Mak. brigada TC “Treska” X/7
91000 Skopje – R. Macedonia
Tel./Fax: (091) 611-508
Shtypi “Focus” – Shkup
Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.
Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.