Nëse dëshirojmë t’i pë-rmbledhim mësimet islame për marrëdhëniet me jomuslimanët (të lejuara e të ndaluara), mjafton të cekim dy ajete kur’anore që meritojnë të jenë rregulla gjithëpërfshirëse të kësaj çështjeje:
“All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë. All-llahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes.” (Mumtehine, 8-9)
Ajeti i parë nuk ka për qëllim vetëm drejtësinë ndaj jomuslimanëve që nuk i luftojnë muslimanët për shkak të fesë e që nuk i nxjerrin nga shtëpitë e tyre (gjegjësisht ata, me të cilët s’ka luftë e as armiqësi midis tyre e muslimanëve), por edhe mirësjelljen ndaj tyre. Termi birr nënkupton bamirësinë e gjerë që kapërcen drejtësinë. Këtë term e përdorin muslimanët për të drejtat e obligueshme, gjegjësisht për mirësjelljen ndaj prindërve.
Urdhri kuptohet nga fjala e Zotit: “Zoti i do të drejtët”, e muslimani përpiqet gjithmonë ta realizojë atë që e dëshiron Zoti. Nuk ka kundërshtim midis fjalës së Zotit “Zoti nuk ua ndalon” (60:80), e cila është më e butë se interpretimi ynë i “kërkimit” dhe “urgjencës” së drejtësisë. Nëpërmjet kësaj shprehjeje, Zoti i Madhëruar dëshiron t’i eliminojë botëkuptimet e gabuara nga mendjet e njerëzve, se të gjithë jomuslimanët janë të njëjtë dhe se nuk meritojnë trajtim të mirë dhe mirësjellje nga muslimanët. Këtu All-llahu xh.sh. qartëson se Ai nuk e ndalon mirësjelljen ndaj jomuslimanëve në përgjithësi, por vetëm ndaj atyre që janë në luftë dhe që i sulmojnë muslimanët.
Kjo shprehje i ngjan fjalës së Zotit rreth Safasë e Merves, kur disa njerëz nuk dëshironin të ecnin midis ngase ende ishin nën ndikimin e traditave paraislame:
“E kush e mësyen shtëpinë për haxhxh (Qaben për haxhxh) ose për Umre (vizitë jashtë kohës së haxhxhit), nuk është mëkat për të t’i vizitojë që të dyja (të shkojë në ato dy vende).” (El-Bekare, 158)
Me këtë mohim të mëkatit për anulimin e iluzionit të tillë, sa’ji është obligativ dhe pjesë e haxhxhit dhe e umres.
——————————————————————————————————————————-
Recensor
Dr. Ismail Ahmedi
Redaktor gjuhësor – korrektor
Fatmire Ajdini – Hoxha
Përgatitja kompjuterike
Urim R. Poshka
P.H. “Logos-A”
II Mak. brigada TC “Treska” X/7
91000 Skopje – R. Macedonia
Tel./Fax: (091) 611-508
Shtypi “Focus” – Shkup
Spored misleweto na Ministerstvoto za kultura br. 08/1-6892/2 od 9.12.1997, za knigata Dozvolenoto i nedozvolenoto vo Islamot se pla}a povlastena dano~na stapka.
Sipas mendimit të Ministrisë për Kulturë nr. 08/1-6892/2 të datës 9.12.1997, për librin Hallalli dhe harami në Islam bëhet pagesa e lehtësuar tatimore.