
Sot, për të uruar emërimin e Kryetarit Valon ef. Ibrahimi, në KBI Prizren qëndroi z. Varis Xhejlani, Kryetar i Shoqatës ESNAF së bashku me anëtarë të bordit dhe bashkëpunëtor.
Kryetari Xhejlani i uroi suksese dhe shëndet Kryetarit Ibrahimi, i dëshiroi punë të mbarë, gjithashtu kërkoi vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Bashkësinë Islame në Prizren. Përmes zyreve të KBI Prizren, ai uroi të gjithë besimtarët për muajin e bekuar të Ramazanit.
Kryetari Ibrahimi nga ana e tij, i falënderoi të pranishmit për urimet dhe gatishmërinë e anëtarëve të ESNAF-it për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me KBI Prizren.
Gjithashtu i përgëzoj për 30 vjetorin e themelimit, ku në këtë rast, Shoqata ESNAF në bashkëpunim me Këshillin e BI-së në Prizren, do të shtrojnë çdo ditë, 30 iftare për nevojtarët tek vendi i quajtur ‘gjashtë çeshmet’, përballë Lidhjes së Prizrenit.