Kryetari i Këshillit të BI-së, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim urues për zgjedhjen e tij në krye të institucionit të KBI-Prizren, Drejtorin e Fondacionit Marif për Kosovë, z. Mehmet Nedim Aslan më bashkëpunëtor.
Ai në emër të shkollave Marif dhe të të gjithë personelit edukativo-arsimor i uroi emërimin Kryetarit Ibrahimi dhe i dëshiroi suksese në punë, njëherit shprehu interesimin e lartë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë si deri më tani.
Kryetari Ibrahimi falënderoi mysafirët për urimet e tyre dhe çmoi lartë kontributin e shkollave Marif në ngritjen e arsimimit dhe dijes në nivel nacional. Ai i siguroi të pranishmit për vazhdim të bashkëpunimit për të mirën e përgjithshme të të rinjëve tanë.