Sot, pas xhumasë, Kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, në xhaminë Sinan Pasha, priti për vizitë, një grup profesorësh universitarë nga vende të ndryshme të Evropës.
Ata i priti dhe i informoi për historikun e xhamisë Kryetari Ibrahimi, gjithashtu ai iu foli edhe për mbarvajtjen e jetës fetare, harmoninë dhe tolerancën në qytetin e Prizrenit.
Ata u ndanë të kënaqur me ato panë e ndëgjuan, gjithashtu dhe me vizitat tjera të vendeve historike e kulturore.