KBI-Prizren, 25 qershor 2024
Kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj, ka pritur në takim, pjesëtarë të komunitetit rom në Prizren:
Fatmir Menekshe, drejtor i organizatës “Durmish Aslano”, si dhe pjesë e stafit të Radios ‘Romano Avazo’,
Sejnur Veshall – ish zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, dhe
Jasir Misini, nga Radio Romano Avazo.
Bashkë me ta, ishte edhe mualimja e KBI-Prizren nga xhemati i romve, znj. Gulcan Harbi-Misini, e cila vazhdon të japë një kontribut të shquar për komunitetin, për shumë vite me radhë, për gra e fëmijë, nëpër xhami të Prizrenit.
Mysafirët e falënderuan me mirënjohje Bashkësinë Islame, kryeimamin Bislimaj, për kujdesin e treguar ndaj komunitetit rom, në të gjitha aspektet, e sidomos në aspektin e edukimit fetaro-arsimor përmes Mektebit.
Ishte një takim shumë i mirë.