Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti për vizitë uruese Profesorin e Universitetit Uludağ nga Bursa e Republikës së Turqisë, prof. dr. Abdülhamit Birışık.
Ai gjatë urimit të tij, shprehu gëzimin që një prej studentëve të këtij Universiteti ka pranuar këtë detyrë, gjithashtu shtoi se këtë duhet marrë më shumë si përgjegjësi se sa privilegj.
Kryetari Ibrahimi e falënderoi Profesorin për vizitën dhe urimet, njëashtu shprehu mirënjohje për të gjithë profesorët e pedagogët të cilët ndikuan direkt në edukimi dhe shkollimin tonë.