Kryetari i Këshillit të BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë, priti në takim pune Drejtorin e Medresesë Alaudin, prof. Fadil Hasani dhe Koordinatorin e Paraleles së Prizrenit, prof. Almedin Ejupi.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi misafirët për vizitë e tyre dhe i njoftoi me punët e angazhimet e KBI-Prizren, gjithashtu i ofroi bashkëpunim në sferën edukative dhe kulturore.
Nga ana e tij, Drejtori i Medresesë, falënderoi Këshillin e Prizrenit për gatishmërine e vazhdueshme dhe interesimin maksimal për Medresenë në Prizren, ai gjithashtu u nda i kënaqur me biseden dhe premtimet për vazhdim të bashkëpunimit.
Takimi ishte i frytshëm dhe shumë produktiv për të ardhmen e Medresesë së Prizrenit.