Nxënësit kontribuan me 100 euro për Mektebin
Dje, më datë 22.07.2024, në kuadër të aktiviteteve verore, nxënës nga mektebi i xhamisë Ebu Bekri (r.a.) dhe ‘Qohaxhi Mahmud’, së bashku me mualimen e tyre, koordinatoren znj. Mërgime Kalanderi, e vizituan KBI-Prizren.
Ata u mirëpritën nga kryetari Valon ef. Ibrahim dhe kryeimami Orhan ef. Bislimaj, të cilët i falënderuan shumë për vizitën, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese të tjera, në shkollë e mekteb.
Sado simbolikisht, nxënësit e dorëzuan shumën prej 100 euro, që e kanë grumbulluar nga kursimet e tyre, për nevojat e mektebit.
Po ashtu, nxënësja Ambla Çoçaj, i dhuroi kryetarit e kryeimamit nga një vepër arti, që vetë ajo i ka realizuar.