KBI-Prizren, 23 korrik 2024
Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Koordinatori i projekteve për Komunitete në Policinë e Kosovës-Stacioni në Prizren, Toger Tahir Kabashi së bashku me zëdhënësin z. Vesel Gashi.
Ata u mirëpritën nga Kryetari Valon ef. Ibrahimi dhe Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj. Në këtë rast ata uruan kryetarin Ibrahimi për zgjedhjen në krye të KBI-Prizren dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.
Gjithashtu u diskutua edhe për nevojat e sigurisë në komunitet, sidomos gjatë sezonës së verës.