Dje, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për takim pune, e vizitoi Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë, z. Bünyamin Albayrak me bashkëpunëtorë.
Ata u mirëpritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, i cili i njoftoi rreth punëve dhe projekteve të KBI-Prizren. Njëashtu shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandalur të Diyanetit të Turqisë, në ngritjen e vlerave dhe edukimit fetar e kulturor në vendin tonë.
Atasheu Albayrak, u nda i kënaqur me të arriturat dhe projektet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, ai gjithashtu premtoi realizim të shumë punëve në vitet në vijim.
Takimi ishte tejet i ngrohtë dhe shumë vëllazëror!