Garat e diturisë në Mekteb, xhamia e Billushës vendin e I-rë
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i organizoi garat e diturisë në mësimbesim – Mektebi 2024, për Komunën e Prizrenit, e të cilat u mbajtën në xhaminë e Bajraklisë (Gazi Mehmet Pasha), në Prizren.
Sivjet, në këtë garë morën pjesë 23 xhami me nga 5 nxënës të përzgjedhur nga vijuesit e mësimbesimit në Mekteb.
Nxënësit i janë nënshtruar pesë pyetjeve, prej tyre katër në lëndë mësimore, kurse një në shkathtësi artistike:
1) Kur’an
2) Akaid (lënda mbi besimin);
3) Fikh (e drejta islame);
4) Histori (islame dhe kombëtare).
5) Pikë artistike
Vërtet ka qenë një konkurencë e fortë në mes nxënësve, ku secili ekip ishte më i mirë se tjetri.
Në emër të KBI-Prizren, fjalë përshëndetëse mbajti kryetari Valon ef. Ibrahimi, i cili i përgëzoi të gjithë nxënësit dhe mualimët e mualimet për angazhimin e tyre, kurse për rëndësinë e garave dhe mënyrën e organizimit të tyre foli kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj.
Në vazhdim, Komisioni Themelor i Garave, në përbërje të Dr. Gykan ef. Shipkovica, Samidin ef. Maqkja dhe Hfz. Osman ef. Bekteshi, e bënë vlerësimin profesional për të gjithë garuesit.
Pas mbarimit të vlerësimit, Komisioni Qendror i Garave, në përbërje të Dr. Orhan Bislimaj, Dr. Faruk ef. Ukallo dhe Mergime Kalanderi, e bënë verifikimin e rezultateve dhe të ligjshmërisë, dhe në fund KBI-Prizren i shpalli fituesit për tri vendet e para si në vijim:
1) Vendi i parë: Xhamia e fshatit Billushë, me mualime: Shkëndije Omaj dhe nxënësit: Esma Shala, Erza Dervishaj, Eliza Dervishaj, Arjeta Dervishaj dhe Elif Dervishaj;
2) Vendi i dytë: Xhamia ‘Kurilla’, Prizren, me mualim: Agim ef. Gashi dhe nxënësit:
Enes Gashi, Bekir Biraj, Hafsa Sagdani, Zehra Biraj dhe Eda Bytyqi;
3) Vendi i tretë: Xhamia ‘Muderris Ali Efendi’, me mualime Zejnep Allajbegu, dhe nxënësit: Eni Zhupi, Art Oseku, Zejd Ibrahimi, Suhejb Nuhiu dhe Kenza Ibrahimi.
Bazuar në këtë rezultat, xhamia e fshatit Billushë, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit në garat e mësimbesimit në nivel të Republikës së Kosovës, që do të mbahen në Prishtinë, më datë 24 gusht 2024.
Në fund, tri vendet e para, KBI-Prizren i nderoi me mirënjohje dhe dhurata modeste.
Urime për ekipet fituese dhe për të gjithë ekipet pjesëmarrëse!
Urime imamëve e mualimeve, për angazhimin e tyre!