Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim dr.Ferid Piku, drejtor i qendrës “Minber”, Tiranë, i cili shprehu kënaqësinë e vizitës në Prizren, ai shfrytëzoi mundësinë edhe për të uruar e dëshiruar suksese në udhëheqjen e KBI-Prizren.
Kryetari Ibrahimi, pasi e njoftoi me punët, angazhimet dhe planet për të ardhmen, e falënderoi mysafirin e çmuar për vizitën dhe uratat e tij.
Gjithashtu, për vizitë njoftuese dhe uruese, qëndroi edhe misafiri tjetër nga Republika e Shqipërisë, më konkretisht, Myftiu i Bajram Currit, z. Eduard Demiraj. Ai shprehu falënderimet për bashkëpunimin e deri tanishëm, duke uruar që i njejti të vazhdojë edhe më tej.
Kryetari Ibrahimi premtoi për bashkëpunim dhe mundësi të tjera në shërbim të komunitetit në atë zonë.
Takimet ishin të ngrohta dhe shumë vëllazërore!