Sot, më datë 1 shtator 2024 (e diel), xhemati i xhamisë së fsh. Pouskë, Prizren, me një program modest e organizoi ceremoninë e duasë së Hatmes së Kur’anit, me rastin e mbarimit të Mektebit nga 11 nxënës, prej tyre 6 djem e 5 vajza.
Vërtet, atmosferë ngazëlluese e impozante. Burra e gra, djem e vajza, mysafirë të shumtë nga komuna e Prizrenit, kishin ardhur në Posukë për ta ndarë gëzimin me nxënësit.
Imami i xhamisë, Xhafer ef. Baxhaku, me shumë suksese ua mësoi leximin e Kur’anit këtyre nxënësve.
Në fjalën e tij, ai i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj periudhe.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili tha: “Gjersa ulematë, në nivel të popullit, ashtu siç ka thënë Pejgamberi a.s., janë si yjet në qiell, me të cilët udhëzohen njerëzit në errësirat e tokës e të detit, në anën tjetër, këta nxënës do të jenë yje në nivel të komunitetit, kudo që do të gjinden.”
Me këtë rast, Këshilli i BI-së i pajisi me çertifikatë nxënësit për mbarimin e Mektebit, si dhe i nderoi me nga një dhuratë modeste.
Pas ceremonisë, u shtrua ushqim për të gjithë të pranishmit.
Zoti e shpërbleftë imamin Xhafer ef. Baxhaku për këtë kontribut tepër me vlerë.
Shumë urime e shëndet për nxënësit, inshallah Kur’ani u bëhet dritë në dynja e ahiret!
P.S.
Lista e nxënësve që e mbaruan Mektebin:
1. Semina (Sead) Demiri
2. Dila (Fazlija) Demiri
3. Ermin (Salija) Demiri
4. Halis (Sead) Demiri
5. Kenan (Meliman) Demiri
6. Hana (Jusuf) Demiri
7. Dženan (Fazlija) Demiri
8. Mihal (Nedžmedin) Arifi
9. Amer (Armen) Arifi
10. Umihana (Adis) Arifi
11. Zulejna (Edin) Demiri