Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha, profesor në Universitetin Doha, Katar.
Ai u prit nga Kryetari Valon ef. Ibrahimi, i cili e falënderoi mysafirin për vizitën, urime dhe konsideratën. Në të njejtën kohë e njoftoi me punët, angazhimet dhe sfidat e institucionit.
Njëashtu e falënderoi atë për mbështetjen e përkrahjen e avancimit të dijes në Kosovë e më gjërë, duke organizuar e mbështetur konferenca e trajnime të ndryshme.
Mysafiri Hoxha, u nda i kënaqur me arritshmëritë dhe punët që bën KBI-Prizren, në veçanti me Mektebin dhe mësim-besimin. Ai shprehu dëshirën për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Takimi ishte tejet i frytshëm dhe miqësor…!