Sot, më datë 14 shtator 2024, me torte, aktivitete e ëmbëlsira të ndryshme, filloi viti i ri shkollor në Mekteb 2024 / 2025, në nivel të xhamive të komunës së Prizrenit.
KBI-Prizren, imamët, mësueset fetare (mualimet) dhe Këshillat e xhemateve, tashmë i kanë bërë përgatitjet për një vit shkollor të suksesshëm.
E për t’i uruar nxënësit, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj së bashku me Erol ef. Raka, vizituan disa prej mektebeve ku patën rastin nga afër që t’i përgëzojnë nxënësit, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese akoma më të mëdha në vitin e ri shkollor.
Shumë urime viti i ri në Mekteb 2024 / 2025!
P.S.
Afati për regjistrim në Mekteb mbetet i hapur deri më datë 21 shtator 2024.