
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtor vizituan komanden e FSK në Prizren, ku u mirëpriten nga Major Zekeria Shkreta.
Kryetari Ibrahimi falenderoi Majorin, z. Shkretën per mikëpritjen, nderin dhe respektin. I njoftoi me rolin dhe punën e KBI-së në Prizren dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojmë, duke vleresuar lartë rolin dhe punën që bën Forca e Sigurisë së Kosovës në ruajtjen dhe mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë në vend.
Majori Shkreta, falenderoi kryetarin për vizitën, gjithashtu vleresoi lartë rolin dhe kontributin e KBI-së dhe hoxhallarëve në mbarëvajtjen dhe ruajtjen e vlerave tradicionale dhe fetare.
Takimi ishte tejet miqësor!