
Në kuadër të shënimit të datës 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, dje më datë 14 shkurt 2025, nxënësit e Mektebit të Komunës së Prizrenit, shfaqën një program kulturor, me motive kombëtare, atdhetare dhe fetare.
Programi u interpretua në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren, në praninë e shumë qytetarëve dhe fytyrave publike të qytetit tonë e më gjërë.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i BI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi dhe Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, të cilët uruan për festën dhe këshilluan për ruajtje dhe mbrojtje të vlerave tona fetare e kombëtare.
Gjithashtu me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Koordinatorja e Departmentit të Gruas pranë BIK-ut, znj. Vaxhide Bunjaku, e cila potencoi dhe vleresoi rolin e mektebit ne shoqërinë tonë!
Nxënësve duhet treguar sa më shpesh, se ky shtet është ndërtuar me gjak, me shumë vuajtje e shumë sakrifica, andaj duhet ta ruajmë e ta fuqizojmë akoma më shumë.
Urime e shumë gëzime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!