
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, priti në takim mysafirët nga Bosnja, Dr. Enes Svraka, përgjegjës i sektorit për mekteb dhe të rinjte dhe Edin Kavazovic, përgjegjës i sektorit për mekteb në kuvendin e Zenices.
Kryetari Ibrahimi i falënderoi për vizitën mysafirët, gjithashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet që janë në interes të të dyja vendeve. Gjithashtu në takim u diskutua edhe shkëmbimi i përvojave të të dyja vendeve në dobi qytetarëve.
Nga ana e tyre mysafirët falenderuan kryetarin Ibrahimi për pritjen, dhe u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm në dobi të të dy popujve.
Takimi ishte miqësor!