
Në kuadër të vizitave nga Ekipi i Ramazanit të Kryesisë së BIRK-ut, sot, për namaz të xhumasë, në Prizren qëndruan, hoxhë Hetem Sopjani, Bahri Sejdiu, Nexhmi Hoxha, Fitim Gashi, Abedin Sadriu dhe Bashkim Mehani!
Ata fillimisht u pritën nga Kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, i cili në emër të xhematit të Prizrenit dhe në emër të bashkëpunëtorëve i falenderoi mysafirët e nderuar dhe shprehi kënaqësinë rreth këtyre vizitave për freskinë që sjellin në teren.
Nga ana e tyre, në emër të ekipës, hoxhë Hetem ef. Sopjani shprehu falënderimet për mikpritjen e xhematit dhe imamëve, gjithashtu dëshiroi suksese dhe punë të mbarë.
1. Hoxhë Nexhmi ef. Hoxha ishte në xhaminë e Gazi Mehmed Pasha (Bajraklia).
2. Hoxhë Bahri ef. Sejdiu në xhaminë e Kurillës.
3. Hoxhë Hetem ef. Sopjani në xhaminë Terxhyman Iskender ( Dragoman).
4. Hoxhë Fitim ef. Gashi në xhaminë Osmani r.a.
5. Hoxhë Abedin ef. Sadriu në xhaminë Mehmed Terziu!
6. Hoxhë Bashkim ef. Mehani në xhaminë Xhebeli Nur.