![](http://www.islamprizren.com/kbiprizren/wp-content/uploads/2023/09/01_09_2023-1024x636.jpg)
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha, priti në takim një grup studentësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve nga Turqia.
Kryetari Berisha i falenderoi dhe shprehu mirënjohje për kontributin e Drejtorisë së Vakëfeve të Republkës së Turqisë, njëherit i njoftoi me punën e Këshillit të Prizrenit në veçanti. Ata së bashku vizituan disa prej objekteve më të rëndësishme fetare e kulturore në Prizren.