![](http://www.islamprizren.com/kbiprizren/wp-content/uploads/2023/12/19_12_2023.jpg)
Sonte me datë 19 dhjetor 2023, në “Kuvendet e Ndritshme’, ligjërues ishte Imami i xhamisë “Qohaxhi Mahmud” Adnan ef. Arifi, me temën: ‘Rruga e Xhennetit’.
Ambient tepër vëllazëror!
Aktiviteti ‘Kuvendet e Ndritshme’, mbahet gjatë periudhës dimërore, në xhaminë ‘Sinan Pasha’, çdo javë, ditën e martë, pas jacisë, me ligjërues nga imamët e Prizrenit.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit mund të ngritin ndonjë çështje për diskutim, njësoj siç bëjmë muhabet pasdarke në odat tona.